Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Porto Riko shndërrohet në ‘xhungël’, pa drita, ujë e ushqim

Miliona banorë të Porto Rikos kanë mbetur pa energji elektrike pas uraganit ‘Maria’.

Një imazh i ri i bërë nga satelitët e Qeverisë amerikane tregon mbarë ishullin në errësirë totale, transmeton Syri.

Si brenda dhe jashtë kryeqytetit San Juan, banorët janë ende të izoluar, pa energji elektrike, ose mënyra të tera komunikimi.

Uji i pastër dhe ilaçet janë gjithashtu të pakta, raportojnë vendasit. Guvernatori i ishullit paralajmëroi të hënën për një "krizë humanitare, dhe bëri thirrje për më shumë ndihma nga qeveria qendrore në Shtëpinë e Bardhë.

E gjithë popullsia është ende pa energji dhe inxhinierët thonë se mund të duhen muaj për t'u restauruar. Ndërkohë, diga më e madhe e ishullit ndodhet prag kolapsit.

Dërgesat me ushqime, uji dhe gjeneratorë po fillojnë të mbërrijnë në portin kryesor të San Juanit, i cili është rihapur ditën e sotme.

Të paktën 13 banorë kanë vdekur pasi “Maria’ goditi fuqishëm Porto Rikon.

Edhe Uragani “Fiona” lë pa energji elektrike 3.3 milionë njerëz në Porto-Riko Botë Uragani “Fiona” lë pa energji elektrike 3.3 milionë njerëz në Porto-Riko

Ai dëmtoi shtyllat telefonike në të gjithë ishullin dhe zyrtarët e Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave thonë se do të marrin telefonat satelitë në qytete dhe qytete të cilat janë prerë.

Stuhia, e cila tashmë i drejtohet ujërave të hapura në perëndim të Atlantikut, shkaktoi përmbytje masive dhe dëmtime të mëdha strukturash. U prish edhe rrjeti telefonik anembanë ishullit, ndërsa zyrtarë nga Agjencia federale e Menaxhimit të Emergjencave thonë se do të çojnë atje telefona satelitorë.

{gallery}