Udhëheqësi populist anti-islamik i Holandës, Geert Wilders, është tërhequr nga gara për t'u bërë kryeministër, pavarësisht fitores dramatike të partisë së tij në zgjedhjet e vitit 2023, shkruan BBC.
“Unë mund të bëhem kryeministër vetëm nëse TË GJITHA partitë në koalicion e mbështesin atë. Nuk ishte ky rasti”, ka shkruar ai në “X”, i njohur më parë si Twitter.
Partia e Lirisë (PVV), udhëhequr nga Wilders, fitoi zgjedhjet vitin e kaluar - por kishte nevojë për mbështetjen e partive të tjera për të formuar koalicionin.
Bisedimet me tre parti të tjera për formimin e qeverisë janë në vazhdim.
Negociatori që drejtoi rundin e fundit të bisedimeve, i cili përfundoi të martën, do të ndajë raportin me parlamentin të enjten.
“Unë do të doja një kabinet të krahut të djathtë. Më pak azil dhe emigracion. Holandezët numër një. Dashuria për vendin tim dhe votuesin është e madhe dhe më e rëndësishme se pozicioni im”, shkroi Wilders në postimin e tij të mërkurën në mbrëmje.
Wilders, 60 vjeç, ka kaluar muaj në bisedime me partitë e qendrës së djathtë VVD, Kontrata e Re Sociale (NSC) dhe partitë e fermerëve BBB për të krijuar qeveri koalicioni.
Edhe
Qeveria e koalicionit holandez e dominuar nga një parti anti-islame lufton për të gjetur kryeministër
Udhëheqësit e tre partive këmbëngulën këtë javë se e vetmja mënyrë që do të ishin të gatshëm për të ecur përpara ishte nëse të katër liderët e partive binin dakord të mos merrnin rol në qeveri.
S’dihet nëse ka kompromis për emrin e kryeministrit.
Fitorja e PVV-së vitin e kaluar jo vetëm që tronditi politikën holandeze, por pati pasoja në të gjithë Evropën pasi Holanda është një nga anëtarët themeluese të asaj që tani është Bashkimi Evropian.