Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Pompeo darkoi me Ursula von der Leyen, sot takon Stoltenbergun

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka mbërritur në Bruksel për të zhvilluar një seri takimesh me shefin e NATO-s për të biseduar për Afganistanin, si dhe me krerët e ardhshëm të BE-së para se të marrin funksionet e tyre zyrtarisht.

Mbrëmë Pompeo darkoi me presidenten e zgjedhur të Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, i cila do të marrë detyrën më 1 nëntor. Ai e uroi atë për zgjedhjen e saj dhe postoi fotografi në Twitter nga takimi i tyre, transmeton kp.

"Mezi presim të punojmë së bashku për një sërë çështjesh globale”, tha Pompeo.

Vizita vjen në një kohë të tensionit diplomatik midis aleatëve trans-Atlantikë, përfshirë tarifat mbi tregtinë e makinave evropiane dhe ndryshimet e politikave për Iranin dhe ndryshimet klimatike.

Pompeo do të takohet gjithashtu sot në mëngjes me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Edhe Von der Leyen takon Osmanin Arbëri Von der Leyen takon Osmanin

Ndërkohë në Afganistan marrëveshja historike mes amerikanëve dhe talebanëve tashmë konsiderohet si përfundimtare.

Sipas të dërguarit amerikan, Zalmay Khalilzad, projektmarrëveshja e paqes për t’u përpjekur për t’i dhënë fund 18 viteve të luftës në këtë vend parashikon një tërheqje të amerikanëve nga pesë baza ushtarake brenda 135 ditëve nëse talebanët i përmbahen angazhimeve të tyre.