Polonia ka thënë se do të ndërtojë një mur rrethues përgjatë kufirit me Bjellorusinë për të ndaluar fluksin e imigrantëve për të cilën ka akuzuar qeverinë e Bjellorusisë si shtytëse, raporton BBC.
Polonia dhe dy shtetet tjera të BE-së, Letonia e Lituania, kanë përjetuar një ngritje të madhe të numrit të imigrantëve nga Lindja e Mesme dhe Azia.
Thonë se shumica e imigrantëve po arrijnë me fluturim për në Bjellorusi e më pas po shtyhen te territoret e tyre nga autoritetet bjelloruse.
BE-ja ka akuzuar Bjellorusinë se po përdorë migrantët si armë në reagim ndaj sanksioneve, akuza të cilat Bjellorusia i ka mohuar.
Sanksionet u vendosën në qershor pas shtypjeve të protestave dhe arrestimit të një gazetari kritik të presidentit Alexander Lukashenko. Aeroplani i Ryanairit me të cilin po fluturonte gazetari u kthye për në Minsk, ndërsa ai u arrestua.
Edhe
Polonia thotë se pjesëtarët e saj po sulmohen në kufirin me Bjellorusinë
Të hënën kryeminsitrat e Polonisë, Lituanisë, Letonisë e Estonisë i kanë bërë thirrje Kombeve të Bashkuara për të intervenuar në këtë çështje.
Ministri i Mbrojtjes së Polonisë, Mariusz Blaszczak ka shkruar në Twitter se synohet të ngritët një mur rrethues 2.5 metra i lartë përgjatë kufirit me Bjellorusinë.