Polonia vlerëson se politika gjermane shkon kundër interesave dhe se do t’i kundërvihet me gjithë forcën e saj Evropës me dy shpejtësi në mbledhjen e BE-së në Romë, deklaroi shefi i partisë në pushtet në Varshavë, Jaroslaw Kaczynski.
“Ne nuk mund të pranojmë asnjë shpallje të Evropës me dy shpejtësi. Kjo do të thotë ose na shtyjnë jashtë Unionit, ose që ne të degradohemi dhe të vihemi në rradhën e anëtarëve të një kategorie më të ulët”, tha presidenti i partisë nacionaliste konservatore Ligj dhe Drejtësi (PiS), në një intervistë të publikuar sot nga e përditshmja e djathtë “wSieci”.
Mbledhja e Romës, më 25 mars, me rastin e 60 vjetorit të traktatit të Romës, duhet të miratojë një tekst solemn mbi të ardhmen e Bashkimit Evropian pas Brexit.
Gjermania dhe Franca janë pro skenarit të një Evrope me disa shpejtësi për të mundësuar përshpejtimin e integrimit mes atyre vendeve anëtare që janë gati, të integrohen më shumë në disa fusha.
-
Tusk: Traktati i ri Britani-Poloni do të përqendrohet në mbrojtjen kundër Rusisë
-
Zelensky e quan të padrejtë propozimin gjerman për anëtarësim: Kievi do të mbetej pa zë
-
Polonia thotë se vendet evropiane duhet të shpenzojnë 5% të GDP-së për mbrojtje deri më 2030
-
Kanye Westit po i anulohen një pas një koncertet në Evropë
-
Lufta e shoqërisë civile në Evropë kundër të djathtës ekstreme