Delegacioni rus nuk do të marrë pjesë në seancën e vjeshtës të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, e cila do të zhvillohet javën e ardhshme në Varshavë, shkroi të mërkurën CNN-i.
Këtij delegacioni nuk do t’i mundësohet pjesëmarrja sepse Polonia ka refuzuar vizat e anëtarëve të delegacionit, ka njoftuar një zyrtar i lartë rus.
Nga Polonia kanë dhënë arsyetimin se pse ky delegacion nuk është pranuar të hyjë brenda territorit të saj.
“Pranimi i delegacionit rus në seancën e OSBE-së do të shkelte parimin e solidaritetit me Ukrainën”, ka thënë kryetarja e delegacionit të Polonisë në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së, Barbara Bartus.
Bartus nuk sheh asnjë mundësi që përfaqësuesit rusë dhe bjellorusë të marrin pjesë në këtë sesion.
Një kufizim i pjesëmarrjes së anëtareve të disa prej delegacioneve në ngjarjet e asamblesë, mund të përsëritet në shkurt kur sesioni dimëror është planifikuar të mbahet në Vjenë, si dhe në korrik në sesionin vjetor në Kanada.
-
Këshilli i Sigurimit i OKB-së mblidhet sot për të diskutuar për dronët rusë në Poloni
-
Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mblidhet për shkeljen e hapësirës ajrore të Polonisë
-
Kryediplomatët injorojnë Lavrovin në Shkup
-
Rusia akuzon Perëndimin për “kërcënim të ekzistencës” së OSBE-së
-
Rusia synon t’ia pamundësojë Kosovës përfaqësimin në KS të OKB-së