Politikani austriak Christian Schlicher i Partisë së Lirisë ka dhënë dorëheqjen sot nën presionin e publikut pasi kënga e tij antimigrim provokoi reagime të ashpra në Austri dhe më gjerë.
Kjo u konfirmua nga zëvendëskryeministri Heinz-Cristian Strache, kolegu i partisë Christian Schilcher, i cili tha se do të largohej nga partia FPO.
Ai jep dorëheqjen si zëvendës kryebashkiak i Braunau në Ina, ndryshe vendlindja e Adolf Hitlerit.
Në këngën Schlicher krahasohen migrantët me minjtë dhe paralajmërojnë për rrezikun e përzierjes së kulturave, njoftoi media austriake.
Kancelari Sebastian Kurz reagoi ashpër, duke kërkuar që dega e partisë së tij në Austrinë e Epërme të distancohej nga kënga.
"Zgjedhja e fjalëve është e neveritshme, çnjerëzore dhe thellësisht raciste ", tha ai, transmeton KosovaPress.
-
Dorëhiqet edhe kancelari i ri i Austrisë, Alexander Schallenberg
-
Kurzit i rrezikohet posti pasi e djathta ekstreme zotohet ta mbështesë mocionin e mosbesimit
-
Kurz kërkon largimin e ministrit të Brendshëm
-
Kurz thërret zgjedhjet e parakohshme në Austri
-
Jep dorëheqje zv/kancelari i Austrisë që u filmua duke ofruar kontrata qeveritare në këmbim vote