Kancelari austriak Alexander Schallenberg tha të enjten se do të japë dorëheqjen sapo Partia e tij Popullore konservatore të bie dakord për liderin e saj të ardhshëm.
Vendimi vjen pasi ish-kancelari Sebastian Kurz njoftoi se do të largohej nga posti i kryetarit të partisë më herët të njëjtën ditë. Kurz tha se do të tërhiqet nga politika.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Unë besoj fuqishëm se të dy pozicionet – kreu i qeverisë dhe lideri i partisë austriake me më shumë vota – së shpejti duhet të mbahen sërish nga i njëjti person”, tha Schallenberg në një deklaratë.
“Prandaj po e vë në dispozicion postin tim si kancelar sapo të jetë vendosur drejtimi i duhur brenda partisë”.
Dorëheqja e Schallenbergut vjen dy muaj pasi mori detyrën, pasi zëvendësoi Kurzin që u përfshi në një skandal korrupsioni. Kurz dha dorëheqjen në tetor.
Disa media austriake kanë raportuar se ministri i Brendshëm Karl Nehammer, një zbatues i linjës së ashpër të Kurzit për imigracionin, ka shumë të ngjarë të bëhet lider partie dhe kancelar kur udhëheqja e OeVP të mblidhet të premten për të zgjedhur pasardhësin e Kurzit.