Policia suedeze ka ndaluar dy persona në lidhje me sulmin e sotëm terrorist që është kryer në Stokholm, ku kanë humbur jetën 4 persona dhe janë plagosur 15 të tjerë.
Sipas policisë, dy të ndaluarit janë marrë në pyetje pasi janë të dyshuar se kanë lidhje me këtë sulm, transmeton KosovaPress.
Sulmi me kamion, për të cilën policia nuk dha shumë detaje ndodhi pak para orës 13:00, në afërsi të një dyqani të madh, në kryqëzimin e një arterie të rëndësishme dhe në rrugën për këmbësorë më të frekuentuar të kryeqytetit.
Artikuj të ngjashëm
-
Suedia e shqetësuar me bandat kriminale
-
Konfirmohet, sulmuesi në Stokholm ishte nga Uzbekistani
-
Policia konfirmon vdekjen e katër personave nga sulmi në Stockholm
-
Policia suedeze demanton lajmin për sulmin me të shtëna, raporton për 3 të vdekur
-
Tjetër sulm në Stockholm, shkon në shtatë numri i të vdekurve