Forcat e rendit nisën sot në periferi të Romës shembjen e tetë shtëpive luksoze të ndërtuara në mënyrë të paligjshme nga klani mafioz “Casamonica”, i njohur për aktet e dhunës.
“Sot nisëm prishjen e dy vilave të para”, deklaroi kryebashkiakja e Romës, Virginia Raggi, ndërsa policia bashkiake hoqi mobilet e fundit nga shtëpitë e zbukuruara me statuja të lara në ar, shandane dhe afreske. Vala e operacione do të vazhdojë dhe do t’i shembim të tetë vilat. Nuk do të ndalemi derisa ky territor t’u kthehet qytetarëve të Romës”, shtoi kryebashkiakja, shkruan ATSH.
Vilat e ndërtuara pa leje ndodhen në lagjen “Quadraro”, në lindje të kryeqytetit.
Më shumë se 600 oficerë policie u mobilizuan për këtë operacion, i cili u parapri një ditë më parë me largimin e tridhjetë banorëve të këtyre vilave.
“Sot është një ditë e bukur për romanët. Ne do të kthejmë ligjshmërinë, rregullat, disiplinën dhe sigurinë”, u shpreh Matteo Salvini, ministri i Brendshëm dhe kryetari i Ligës (ekstremi i djathtë).
Liga qeveris Italinë në sajë të një koalicioni me Lëvizjen 5 yjet (populliste), pjesë e së cilës është edhe kryebashkiakja e Romës.
-
Britania e shqetësuar për rrënimin e vilave pranë Ujmanit
-
Arrestime në Itali pas protestave të dhunshme
-
Dy të vdekur e 13 të lënduar nga shembja e një korridori në një ndërtesë në Itali
-
Lidhjet me “Ndranghetan”, arrestohen 56 persona në Itali dhe konfiskohen pasuri 250 mln euro
-
Nis rrënimi i vilave në Batllavë