Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Policia përdor sprej ndaj grave në marshin e Stambollit

Qindra gra kanë dalë nëpër rrugët e Stambollit për të protestuar kundër dhunës ndaj grave.

Por marshi i tyre u ndërpre në momentin kur policia hodhi sprej djegës, me qëllim që marshi i tyre të mos vazhdonte përtej rrugës Istiklal.

Marshi i grave u ndalua të hënën, mirëpo pastaj u lejua në një rrugë të caktuar.

“Sikur këto masa policore të merreshin në momentin kur gratë kërkojnë mbrojtje, e dimë se do të kishte më pak vrasje të grave. Për këtë shkak, duhet të varemi nga solidariteti i grave”, ka thënë Ruya Kurtulus.

Policia turke vazhdimisht ka parandaluar protestat nëpër qendër të Stambollit, transmeton KTV raportin e Reutersit. Qeveria ka ashpërsuar reagimet ndaj protestave qëkur u tentua grusht shteti në vitin 2016.

Një protestë e ngjashme është shkelur nga policia edhe në muajin shtator të vitit 2019.

Qindra gra u bën bashkë në një protestë për të shprehur pakënaqësinë ndaj rrahjes brutale të Emine Dirixhan.

Dirixhan u keqtrajtua nga bashkëshorti i saj, për shkak se i pengoi puna e saj dhe shoqërimi me gra të tjera. Vrasja e grave në Turqi është problem i kamotshëm. Vetëm sivjet, janë vrarë 300 gra nga bashkëshortët e tyre.

E në një tjetër raport thuhet se që prej vitit 2010, 2 mijë e 600 gra janë vrarë nga partnerët e tyre në Turqi.

Artikuj të ngjashëm