Një 37-vjeçar është arrestuar të mërkuren mbrëma, pasi që ia kishte mësyrë Katedrales “Shën Patrick” në qytetin e New Yorkut me dy kanistra benzine dhe shkrepëse, ka bërë të ditur policia njujorkeze.
Amerikani kishte hyrë në katedralen në Manhattan pak pas orës 20.00, sipas kohës lokale amerikane dhe ishte përballur me rojet e sigurisë, ka deklaruar një zyrtar i Departamentit Policor të qytetit të New Yorkut.
Derisa i dyshimti ishte munduar të kthehet mbrapsht, benzina ishte derdhur në tokë dhe roja kishte informuar policët jashtë objektit.
Policët e kishin kapur të dyshimtit dhe ai është dërguar në stacion për intervistim, ka thënë John Miller, zv.komisioner i inteligjencës dhe anti-terrorizmit për Departamentin Policor të New Yorkut (NYPD).
I pyetur nëse terrorizmi ishte motiv i incidentit, Miller ka thënë se “është ende herët të flitet për atë gjë”.
-
Arrestohet një person në ndërtesën e Kapitolit, i vinte era benzinë
-
Një person gjuan me armë në një katedrale në Manhattan, policia e qëllon
-
Arrestohen tre persona në Paris, dyshohet se po planifikonin sulm me bombë
-
Arrestohen rreth 300 persona në protestat e kolegjeve në New York
-
Mister në metronë e New Yorkut, gjendet një këmbë njeriu