Ishte mesi i natës kur një paralajmërim në radio njoftoi për anijen e madhe të mallrave që kishte humbur aftësinë drejtuese dhe po shkonte drejt urën Francis Scott Key.
Brenda 90 sekondash, policët që ndodheshin pranë u përgjigjën se ia arritën ta ndalonin qarkullimin e automjeteve mbi urën në Baltimore nga të dyja drejtimet.
Një veturë policie planifikoi të shkonte mbi urë për të njoftuar një ekip ndërtimi. Por, nuk e pati mundësinë. E pafuqishme dhe e ngarkuar me kontejnerë të mëdhenj, anija u përplas me një shtyllë mbështetëse të urës, raportoi AP.
“E gjithë ura ra”, tha njëri prej policëve.
Të paktën tetë persona ranë në ujë. Dy u shpëtuan, por gjashtë të tjerët, pjesë e ekipit të ndërtimit, nuk janë gjetur ende.
-
Largohet pas tre muajsh nga porti anija që u përplas në urën e Baltimores
-
Anijet e para kalojnë nëpër rrënojat e urës së shembur në Baltimore
-
Shembja e urës, në Baltimore pritet të hapet një rrugë alternative për transport
-
Ndërpriten përpjekjet për të gjetur punëtorët e tjerë nga shembja e urës
-
Dyshohet se vdiqën gjashtë punëtorët që ndodheshin në urë kur u godit nga anija