Policia ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë një turmë me rreth 200 protestuesish që dëshironin t’i bashkoheshin Sheshit Taksim në Stamboll me rastin e 1 majit, pavarësisht ndalimit nga ana e autoriteteve, sipas medias.
Turqia përkujton sot shoqëruar me tensione Ditën e Punëtorëve, dy javë pas referendumit ku rezultati është kontestuar nga opozita, duke forcuar në mënyrë të konsiderueshme kompetencat e presidentit Recep Tayyip Erdogan.
Grupi i manifestuesve të shpërndarë, i përbërë nga grupime të ndryshme të së majtës shpalosën banderola me slogane kundër qeverisë, si “Jetë të gjatë 1 majit, jo diktaturës!”. Së paku njëri prej tyre u arrestua nga policia, bëri të ditur media.
Autoritetet turke ndaluan grumbullimet në Sheshin Taksim, vendi emblematik i protestave në Turqi. Policia ka bllokuar akset që të orientojnë drejt sheshit Taksim.
-
Protestat e 1 Majit, qindra të arrestuar në Stamboll
-
Përleshje mes policisë e protestuesve në Stamboll në Ditën Ndërkombëtare të Punës
-
Policia turke përdor forcën për të shpërndarë protestat e studentëve në kryeqytet
-
Edhe një natë protestash në Stamboll, policia përdor gaz lotsjellës e plumba gome
-
Dhjetëra të arrestuar në Paradën e Krenarisë në Stamboll