Pas një ndërhyrjeje në një shtëpi në Londër, policia e Britanisë thotë se e ka parandaluar një komplot aktiv të terrorizmit.
Neil Basu, zyrtar i lartë i policisë për kundërterrorizëm, tha se gjashtë persona janë arrestuar gjatë një operacioni në të cilin pjesëtarët e njësiteve të kundërterrorizmit përdorën gaz lotsjellës, derisa kanë depërtuar me dhunë në një shtëpi në pjesën veriore të Londërs.
Një femër në të 20-tat është qëlluar dhe plagosur gjatë ndërhyrjes së mbrëmshme. Raportohet se ajo është në spital në gjendje serioze, por stabile.
Neil Basu thotë se po vazhdojnë kërkimet dhe policia beson se personat e arrestuar paraqisnin kërcënim.
Ky zyrtar policor tha se personi i pajisur me thika, i arrestuar dje afër zyrës së kryeministres britanike, Theresa May, gjatë një operacioni të ndarë, mbetet në arrest.
-
Në Londër arrestohen tri vajza për “terrorizëm”
-
S’ka indikacione për terrorizëm në sulmin në tren, thotë policia në Londër
-
Arrestohen tetë të dyshuar për terrorizëm në Angli
-
Përleshje me thika e shpatë ndërmjet 40 burrave në Londër
-
Lëndohen policët gjersa përpiqen të ndalin një festë ilegale në Londër