Theresa May vetëm pas sulmit në Londër deklaroi se terrorizmit i duhet thënë mjaft, por duket se policët që ju përgjigjën tre agresorëve në afërsi të urës së Londër, kishin dalë në këtë përfundim më herët.
8 oficerë policie zbrazën rreth 50 plumba ndaj tre terroristëve që sulmuan civilët me thika, një numër i paprecedent plumbash i përdorur ndonjëherë nga policia britanike, sidomos në një incident të vetëm.
Reagimi i ashpër i policisë, plotësisht i justifikueshëm në atë situatë, u konfirmua edhe nga shefi i antiterrorit Mark Rowley, transmeton tch.
Ky i fundit, deklaroi se policët duhej të siguroheshin që agresorët ishin të vdekur, mbi të gjitha pasi kishin veshur ato që dukeshin si jelekë eksplozivë, pavarësisht se më vonë u konfirmua që ishin të rremë.
Megjithatë, ai shtoi se ka nisur një hetim i brendshëm për të vlerësuar reagimin e policisë. Shumica e oficerëve të policisë në Britani janë të paarmatosur dhe përdorimi i armëve të zjarrit nga ata nuk është aspak i zakontë.
-
Londra në alarm pas sulmit të sotëm
-
May: Britania nuk do të dorëzohet para terrorizmit
-
S’ka indikacione për terrorizëm në sulmin në tren, thotë policia në Londër
-
Sulmi me thikë në një park në Angli trajtohet si incident terrorizmi
-
Policia në Londër vret një person gjatë një incidenti “të lidhur me terrorizëm”