Policia italiane ka zbuluar një plan për formimin e partisë së re naziste. Ky plan u zbulua gjatë disa bastisjeve që u kryen në 16 qytete italiane.
Policia deklaroi se janë gjetur sasi e konsiderueshme armësh dhe elementesh naziste, përfshirë edhe fotografi të famëkeqit, Adolf Hitler, raporton Reuters, transmeton KTV. Banorët e disa qyteteve ishin bashkuar rreth ideologjisë së Hitlerit dhe ishin pajtuar për ringjalljen e Partisë Naziste.
Qytetet, që prej ishullit të Sicilisë e deri në Alpe në veri, ishin pjesë e hetimit që kishte nisur dy vjet më parë. Policia nuk ka treguar se sa persona i ishin bashkuar lëvizjes për formimin e Partisë Naziste ose sa janë arrestuar.
Grupi, sipas policisë, kishte lidhje të forta me ekstremistët në Portugali, Britani dhe Francë. Policia, në muajin korrik, gjeti sasi të konsiderueshme armatimi, përfshirë edhe raketa.
Në Itali konsiderohet krim mbrojtja e fashizmit dhe çdo tentim për t’i ngjallur partitë fashiste.
-
Tetë të arrestuar në Gjermani mbi dyshimet për komplot për krijimin e një regjimi nazist
-
Arrestohen 12 persona që planifikonin sulme ndaj azilkërkuesve dhe myslimanëve në Gjermani
-
Policia gjermane konfiskon disa “punime të Hitlerit”
-
Qindra policë gjermanë bastisin grupe kriminale të të rinjve neonazistë në 12 shtete
-
Arrestohen pjesëtarë të dyshuar të Hamasit në Gjermani për planifikim sulmesh