Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Policia iraniane përplaset me gratë protestuese

Forcat e sigurisë së Iranit janë përplasur me turmën e qytetarëve që shënonin 40 ditët e vdekjes së një gruaje të re kur po protestonte afër Tehranit.

Autoritetet kanë mbyllur një varrezë për të ndaluar mijëra njerëz të arrinin te varri i Hadis Najafi, e cila u bë simbol në trazirat që kanë përfshirë Iranit, raportoi BBC.

Videot kanë treguar protestuesit që bllokonin një autostradë në Karaj, duke djegur një automjet dhe duke bërtitur me slogane antiqeveritare.

Personeli i sigurisë u pa që gjuante gaz lotsjellës mbi ta.

Javën e kaluar, forcat e sigurisë hapën zjarr mbi turmat e mëdha që shënonin 40 ditë nga vdekja e Mahsa Aminit, e cila ishte shkak i shpërthimit të protestave për vdekjen e saj të dyshimtë në duart e autoriteteve iraniane.

Hadis Najafi incizoi një video në telefonin e saj kur po ecte në demonstratat në Karaj më 21 shtator. Familja e saj ka thënë se ajo u qëllua për vdekje një orë më pas.