Policia holandeze njoftoi sot për kapjen e 230 kilogramë kokainë në portin e Rotterdamit, të fshehur në një kontenier që vinte nga Brazili dhe që kishte për destinacion Britaninë e Madhe.
Rotterdami, që ndodhet në veriperëndim të Holandës dhe është porti më i madh në Evropë që është përballur me kapje të sasive të mëdha të drogës kohët e fundit, raporton ATSH.
Në tetor të vitit të kaluar, 400 kilogramë kokainë u kapën, edhe këto të fshehura në një kontenier me prejardhje nga Brazili.
Po ashtu në nëntor, 600 kilogramë drogë u zbuluan në një magazinë pranë portit, pranë qytetit Delft.
Artikuj të ngjashëm
-
Kapet sasi rekorde e drogës në portin e Belgjikës
-
Konfiskohen 7.7 tonë kokainë në Roterdam, arrestohen gjashtë persona
-
Konfiskohen disa tonë kokainë të fshehura në banane në Portugali
-
Konfiskohen rreth 2.3 tonë kokainë në Kolumbi, një nga destinacionet ishte Shqipëria
-
Kapet një rekord prej 23 tonësh kokainë në Gjermani dhe Belgjikë