Policia në Holandë ka arrestuar të pretenduarin si koka e një prej bandave më të mëdha të drogës, me një urdhër të lëshuar nga Australia.
Tse Chi Lop, një kinez me kombësi kanadeze, thuhet se është koka e kompanisë, e cila dominon në tregun ilegal të drogës në Azi me 70 miliardë dollarë qarkullim, shkruan BBC.
I listuar si një prej të arratisurve më të kërkuar në botë, Tse është arrestuar në një aeroport të Amsterdamit.
Australia tani po shikon mundësinë e ekstradimit të tij në mënyrë që të përballet me gjyqin atje.
Policia Federale Australiane beson se kompania e Tse, e njohur si “Sam Gor Syndicate” është përgjegjëse për rreth 70 për qind të drogave ilegale që hyjnë në këtë shtet.
I arrestuari 56 vjeçar është krahasuar me “mbretin” meksikan të drogës “El Chapo” për shkak të shkallës së ndërmarrjes së tij të pretenduar.
-
Bosi i bandës së drogës në Ekuador kapet në Spanjë, disa vjet pasi falsifikoi vdekjen
-
Aksion i SPAK-ut: Tetë arrestime, 17 tonë kokainë të sekuestruara
-
Kokainë, korrupsion dhe ryshfet, porti gjerman i rrethuar nga bandat e drogës
-
Bossi i kartelit Sinaloa u arrestua me ndihmën e djalit të El Chapos
-
Një prej bosëve më të fuqishëm të drogës në botë, arrestohet në Teksas