Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Policia greke ka arrestuar 6 serbë lidhur me vrasjen e një amerikani

Policia e Greqisë ka njoftuar sot se i ka arrestuar 8 vetë, përfshirë 6 shtetas të Serbisë, lidhur me vrasjen e një turisti amerikan, i cili ishte rrahur për vdekje në një përleshje në një restorant në ishullin Zante.

Policia tha se dje i ka arrestuar serbët pas pamjeve një incizimet e kamerave. Policia, po ashtu, e ka arrestuar bufetierin grek dhe një rojtar britanik me origjinë nga Serbia, raporton REL.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Të tetë personat janë të dyshuar se e kanë rrahur për vdekje 22 vjeçarin, afrikano-amerikan, Bakari Henderson, gjatë orëve të hershme të mëngjesit të djeshëm në një pushimore në fshatin, Laganas.

Policia tha se Henderson ishte me një grup të shokëve, që kishin pasur mospajtime me serbët.

Autoritetet thanë se të dy grupet kishin konsumuar alkool në sasi të mëdha.

Henderson pësoi lëndime serioze në kokë dhe ishte shpallur i vdekur pasi ishte dërguar në spital.