Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Policia greke gjeti 41 migrantë në një kamion frigorifer

Foto: Reuters

Policia greke ka gjetur 41 migrantë, kryesisht afganë, të fshehur në një kamion frigorifer në një autostradë në Greqinë veriore të hënën.

Migrantët nuk ishin të lënduar, ka thënë një nga policët, duke shtuar se sistemi i ngrirjes nuk kishte qenë i ndezur, raporton Reuters.

Policia ka ndaluar kamionin në një autostradë afër qytetit verior grek Xanthi për kontroll të rregullt. Ata arrestuan shoferin dhe e dërguan atë bashkë me migrantët në një stacion të afërt policor për identifikim, transmeton Koha.net.

Rreth 34,000 azil-kërkues dhe refugjatë po mbahen në kampet e ishujve Egje afër Turqisë.

Muajin e kaluar, 39 migrantë, që besohet se janë vietnamezë, i gjetën të vdekur në një kamion frigorifer afër Londrës.