Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Policia godet 95-vjeçaren me elektroshok dy herë, e lë në gjendje të rëndë

Një 95-vjeçare me demencë është hospitalizuar me një dëmtim të kafkës dhe “gjakderdhje truri” që dyshohet se iu shkaktua pasi policia përdori elektroshokun në të.

Një përfaqësues i gruas ka thënë se në të u përdor elektroshoku pasi mëngjesin e së mërkurës u gjet duke u endur me një thikë në duar në një qendër kujdesi për të moshuar në Australi.

“Kjo rezultoi në përdorimin e elektroshokut mbi të dy herë, një herë në kraharor, një herë në shpinë, më pas ra dhe e goditi kokën”, ka thënë përfaqësuesi, raportoi Guardian. 

Policia tani ka nisur një hetim për incidentin kritik. Gruaja mbetet në spital në gjendje kome.