Policia gjermane u ndesh sot me demonstrues të krahut të majtë, që po protestojnë në Hamburg.
Protestuesit e ekstremit të majtë ndaj policisë hodhën shishe, fishekzjarre dhe objekte të tjera, të cilëve policia iu kundërpërgjigj me topa të ujit dhe gaz lotsjellës, raporton AFP.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoProtesta përkon me ardhjen e Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump në Gjermani, për të marrë pjesë në takimin e G20-tës që do të zhvillohet këtë fundjavë në Hamburg.
Policia gjermane kishte paralajmëruar se 8000 të pranishmit në protestën e quajtur “Welcome to Hell” (Mirëserdhët në ferr), ishin të gatshëm të përdornin dhunën, ndërsa zyrtari më i lartë i Sigurisë në Hamburg, tha se 1000 prej tyre ishin ekstremistë të majtë nga vendet si Italia dhe vendet skandinave, transmeton kp.
Organizatori i protestës, Andreas Blechschmidt tha se autoritetet gjermane dhe Shërbimi i Brendshëm i Inteligjencës, kanë kryer një fushatë masive në prag të ngjarjes së sotshme për të diskredituar pjesëmarrësit dhe për të penguar personat që të bashkohen me të.