Policia gjermane njoftoi sot se ka gjetur eksploziv ose material të ndezshëm në Potsdam dhe se ka evakuuar një pjesë të tregut të Krishtlindjeve në këtë qytet, që gjendet në lindje të Gjermanisë.
Deklarata e policisë erdhi pasi autoritetet bllokuan qendrën e qytetit për t’i mundësuar forcave speciale të shqyrtojnë objektin e dyshimtë, që gjendej pranë tregut të Krishtlindjeve, transmeton kp.
Ky zbulim në Postdam, kryeqyteti i shtetit Gjerman të Brandenburgut, vjen pas rritjes së alarmit në tregjet e Krishtlindjeve pas sulmit terrorist të vitit të kaluar në tregun Breitscheidplatz në Berlin, ku humbën jetën 12 persona dhe 56 të tjerë u plagosën.
Artikuj të ngjashëm
-
Dyshimi për bombë evakuon një treg Krishtlindjesh në Gjermani
-
Arrin në gjashtë numri i të vdekurve nga sulmi në tregun e Krishtlindjeve në Gjermani
-
Dy të vdekur, njëri fëmijë – Gjermania në zi pas sulmit në tregun e Krishtlindjeve
-
Në Berlin gjendet një bombë e Luftës së Dytë Botërore
-
Policia gjermane evakuon bashkitë në disa qytete shkaku i kërcënimeve me bomba