Policia në qytetin Potsdam në Gjermani, afër kryeqytetit Berlin, e ka evakuuar një treg të Krishtlindjeve pasi ka zbuluar një pako me gozhda dhe kabllo, e po ashtu, edhe një pajisje eksploduese.
Zyrtarët thanë dje se pakoja ishte çmontuar, por policia ende po zhvillon hetime për natyrën e kësaj pajisjeje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjatë këtyre veprimeve askush nuk ka pësuar ndonjë lëndim.
Policia në Potsdam ka shkruar në rrjetin Twitter se “një pajisje eksploduese jokonvencionale dhe e dyshuar, është konfirmuar”.
Zyrtarë të shtetit Brandenburg i kanë thënë agjencisë dpa se kjo pajisje nuk do të kishte shkaktuar eksplodim.
Tregjet e Krishlindjeve në gjithë Gjermaninë, janë nën masa speciale të sigurisë, pasi vitin e kaluar, një shtetas i Tunizisë, me një kamion e ka sulmuar një treg të këtillë në Berlin, duke i vrarë 12 vetë dhe plagosur 56 të tjerë.
Tregu më i madh i Krishtlindjeve në Gjermani, ai në Nuremberg, është hapur dje dhe pritet që atë ta vizitojnë afro 2 milionë njerëz.