Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Policia gjermane arreston “Rambon e Pyllit të Zi” pas gjashtë ditësh kërkim

Policia e Gjermanisë ka arrestuar një person pas 6 ditësh kërkim. Ai është kapur të premten pasdite në vendin e quajtur “Pylli i Zi”, në jugperëndim të Gjermanisë, për çka mediat edhe i janë referuar si “Rambo i Pyllit të Zi”.

Personi i quajtur Yves Rauch, 31 vjeç dhe i armatosur, ka qenë në arrati që nga e diela e kaluar, pasi që kishte rrëmbyer armët e katër policëve dhe kishte ikur në pyll.

Policia u lajmërua se në një kasolle në rajonin Baden-Wuerttemberg u shfaq një “figurë e dyshimtë” me rroba të ushtarëve dhe me një hark, por ajo u zu keq, pasi që Rauch i priti me armë, shkruan “The Guardian”.

Afro 100 policë kërkuan nëpër pyll, duke përdorur helikopterë, detektorë termal dhe qen dhe përfundimisht e gjetën. Ai kishte afër vetes gjashtë lloje të armëve, transmeton KOHA.

Besohet se Rauch ka jetuar në këto pyje për një kohë të gjatë.

“Kemi supozuar se 31 vjeçari ka lëvizur me vetëbesim dhe siguri nëpër këto terrene, ngase i njeh shumë mirë”, tha policia gjermane në një komunikatë.

Një shkrim prej dy faqeve që bën thirrje për “jetë në harmoni me natyrën”, për të cilën thuhet se Rauch e ka lënë në një restorant lokal, është përshkruar nëpër disa media gjermane si manifest i tij.

Edhe Gjendet i vdekur në qeli i dyshuari për sulmin në Gjermani me 6 të vdekur Botë 4 d. më parë Gjendet i vdekur në qeli i dyshuari për sulmin në Gjermani me 6 të vdekur

Gazeta Bild tha se përmbajtja e tekstit i ngjante shumë shkrimit prej 35.000 fjalëve të titulluar “Shoqëria Industriale dhe e Ardhmja e Saj”, i shkruar nga Theodor Kaczynksi apo “Unabomber”-i, i cili u përpoq të nxiste një revolucion në SHBA me një fushatë bombardimi nëpër të gjithë shtetin mes viteve 1978 dhe 1995.

Sidoqoftë policia gjermane nuk beson se Rauch e ka lënë atë tekst.

Sipas revistës Der Spiegel, Rauch ishte dënuar më tre vjet e gjysmë burgim për shkak lëndimeve të rënda trupore, pasi që kishte gjuajtur një të njohur më hark.