Familjes së një burri të dënuar gabimisht për vrasje i është kërkuar falje nga policia për "vuajtjet e tmerrshme" që shkaktoi dështimi i drejtësisë, 70 vjet pasi u ekzekutua në një burg britanik.
Mahmood Mattan, një somalez britanik, baba i tre fëmijëve, u var në moshën 28-vjeçare në shtator 1952 pasi u dënua për vrasjen e Lily Volpert në dyqanin e saj të rrobave në Cardiff. Ai protestoi deri në fund për pafajësinë e tij, raportoi The Guardian të shtunën.
Jeremy Vaughan, shefi i policisë së Uellsit, tha: "Ky është një rast i kohës - racizmi, paragjykimi do të kenë qenë të përhapura në të gjithë shoqërinë, duke përfshirë sistemin e drejtësisë penale”.
Ai tha se ishte e duhur që të bëhej kërkimfalje në emër të policisë.
“Edhe në këto ditë, ende po punojmë fort që të sigurojmë që racizmi dhe paragjykimi të çrrënjosen nga shoqëria dhe sistemi i drejtësisë”.
Bashkëshortja dhe tre djemtë e Mattanit bënë fushatë për 46 vjet që emri i tij të pastrohej, por të katër ata tashmë kanë vdekur.
Tanya Mattan, mbesë e burrit, tha se kërkimfalja ishte “shumë e vonshme për njerëzit që u ndikuan drejtpërdrejt pasi ata nuk janë më këtu”.
Edhe
38 vjet burgim pa faj
Mattan u arrestuar brenda orësh pas vrasjes së Volpertit. Ai u gjykua dhe dënua nga një juri që ishin të gjithë të racës së bardhë.
Kjo u bë pavarësisht se nuk pati prova mjekoligjore dhe se Mattani kishte alibinë e tij që mbështetej nga dëshmitarë.
Më 2001, familja Mattan mori dëmshpërblim, por nuk ka pranuar kërkimfalje nga policia deri më tash.