Dy policë të shtetit të Louisianas janë shkarkuar nga puna, pasi në rrjetin social Facebook, kishin komentuar se duhej vrarë kongresistja demokrate Alexandria Ocasio-Cortez.
Polici Charles Rispoli kishte shkruar se ndaj kongresistes do të zbrazte një karikator plumba, ndërsa kolegu i tij ia ka pëlqyer këtë koment, transmeton KTV. Policia e qytetit Gretna, ka shkruar se veprimi i policit ishte turp për tërë departamentin.
Policët besohet të jenë ndikuar nga komentet e presidentit Donald Trump ndaj kongresistes Ocasio-Cortez.
Presidenti është përfshirë në një skandal racist gjatë javës së kaluar kur tha se kongresistja së bashku me tri kolege të tjera të partisë demokrate duhet të kthehen andej nga kanë ardhur, duke aluduar në prejardhjen e tyre jo-amerikane.
E polici po komentonte në një faqe satirike që kishte shkruar se kongresistja Ocasio-Cortez, besonte se ushtarët amerikanë kanë paga të tepruara.
-
Ocasio-Cortez: Nuk ka “asnjë dyshim” se Trumpi është “racist”
-
Trump: Situatë shumë e keqe në Los Angeles, sillni trupat
-
Retorika, pararendëse e dhunës politike në SHBA
-
Katër policë amerikanë akuzohen për vrasjen e Breonna Taylorit
-
Policia në SHBA vrau një 15-vjeçare afro-amerikane që kërcënoi me thikë