Shtatë policë në Baltimore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë vënë në pranga pas një hetimi federal , pasi akuzohen për mashtrim dhe grabitje, transmeton TCh raportimet e medieve amerikane.
Policët e arrestuar janë Wayne Earl Jenkins, Momodu Bondeva Kenton Gondo, Evodio Calles Hendrix, Maurice Kilpatrick Ward, Jemell Lamar Rayam, Daniel Thomas Hersl dhe Marcus Roosevelt Taylor.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë arrestuarit kanë qenë pjesë e njësisë “Gun Trace Taskforce” në vitet 2015-2016, por shkeljet e tyre raportohen të jenë kryer edhe më herët.
Ata akuzohen se kanë vjedhur para nga persona të përshirë në rrjete të trafikut të drogës. Nën pretendimin se kishin urdhër për kontrolle në prona private me deklarata të rreme, policët grabisnin këto objekte.
Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Shteteve të Bashkuara tha se këta policë përdornin informatorë konfidenciale për të zbuluar se kush dhe ku mbaheshin paratë dhe droga.