Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

"Po rritet potenciali për luftë me Korenë e Veriut"

Këshilltari për sigurinë kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, Herbert Raymond McMaster thotë se potenciali për luftë me Korenë e Veriut po rritet çdo ditë, por konflikti i armatosur nuk është zgjidhja e vetme.

Këto komente ai i bëri gjatë një forumi të mbajtur për çështjet e mbrojtjes, të cilat erdhën tre ditë pasi Koreja e Veriut zhvilloi testin e parë pas dy muajsh të raketave balistike, teste këto që janë në kundërshtim me rezolutat e OKB-së, transmeton Ksp.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Raketa e fundit fluturoi më lart se të tjerat që u testuan më parë, para se të binin në ujërat japoneze.

Tensionet janë në ngritje në muajt e fundit për zhvillimin e vazhdueshëm të programit bërthamor dhe raketor, pavarësisht dënimit global dhe sanksioneve ndërkombëtare.

Pheniani kreu provën e parë bërthamore në shtator.