Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Plazhi libanez vetëm për gratë

E quajnë plazhi i grave. Emri është modest; skena jo dhe aq – të paktën jo pa i kaluar parkingun e veturave, kontrollimin e biletave para portit dhe korridorin e errët në fund të të cilit shfaqet një peizazh me rërë të artë dhe det të kristaltë.

Aty hixhabet hiqen nga koka dhe mbulojat nuk fshehin më fytyrat. Xhinset dhe bluzat e shkurtra mbizotërojnë, bashkë me rrobat banje, tankinit dhe pantallonat e shkurtra noti, shkruan “The New York Times”, transmeton “Koha Ditore”. Nën strehën e një çadre buzë dallgëve të detit, dy gra janë shtrirë mbi rërë. Asgjë nuk ua prish qejfin.

Kur një burrë me jet-ski kalon aty pranë, roja grua e plazhit e paralajmëron me jehonën shurdhuese të bilbilit. “Burrat”, thotë Nada, mbikëqyrëse e një autobusi shkollor nga Bejruti që ka udhëtuar në brigjet afër Mesdheut, “janë mbytës”.

Në Liban, vend ky në brigjet detare të Mesdheut, ku verat janë të nxehta, ky plazh sjell leverdi të madhe.

Plazhet publike dhe ato me pagesë rrethojnë brigjet detare prej Tyres, në jug të Tripolit, teksa secili afish tjetër përgjatë hekurudhës drejt Bejrutit duket se shpërfaq nga një model veshur vetëm me rroba banje, që promovon këshillat për rrezitje... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)