Rusia pritet që të çimentojë kontrollin ndaj rajoneve të okupuara të Ukrainës jugore duke future elementet e shtetësisë ruse dhe duke përforcuar pretendimet historike për këtë rajon
Kremlini po shqyrton disa skenarë për territorin e okupuar së fundi të jugut të Ukrainës. Mes opsioneve të shumta janë edhe formimi i kuazi-shteteve dhe aneksimi i menjëhershëm i këtyre rajoneve nga Rusia. Opsioni i parë është identik me modelin rus të imponuar në pjesët e okupuara të provincave ukrainase të Luhansk dhe Donetsk të cilat Rusia i quan “republika popullore”. I dyti përsërit veprimet e Rusisë në Krime më 2014, përcjell Euromaidan Press.
Rivendosja e shtetësisë ruse do të përputhej me narrativin e shtrembëruar të presidentit Vladimir Putin që rajonet jugore dhe lindore të Ukrainës i takojnë Rusisë – dhe njihen si Novorossiya – pasi kanë qenë pjesë e perandorisë ruse në shekujt e 18 dhe 19, përcjell Financial Times.
Burimet:
Kherson defiant as Russia seeks to tighten its grip on occupied Ukraine (FT)
Russian plans for Ukraine’s south (Euromaidan Press)
Novorossiya, the latest historical concept to worry about in Ukraine (Washington Post)
-
Kremlini kërkon që Ukraina ta lëshojë të gjithë Donbasin, raportojnë mediat ruse
-
Putini i hapur për shkëmbim territoresh, por e do të gjithë Donbasin
-
Putini i bindur se Rusia do t’i arrijë objektivat ushtarake në Ukrainë
-
Putini paralajmëron ta zgjerojë ofensivën në Ukrainë nëse bisedimet e paqes dështojnë
-
Putini zotohet ta marrë Donbasin me çdo mjet