Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Plagoset gjenerali i ushtrisë ruse, Gerasimov

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Valery Gerasimov, është plagosur në luftime me ukrainas në Izyum, rajon i Kharkivit.

Siç raportoi të dielën mediumi britanik, Dailymail, shefi i shtabit të ushtrisë ruse u plagos në këmbën e djathtë, por që nuk dihet nëse ka pësuar thyerje kockore.

“Nuk është në rrezik për jetën”, deklaroi një burim.

Gerasimovi u tërhoq nga linja e frontit për t’iu nënshtruar trajtimit të mëtejshëm. Forcat ruse pësuan humbje në këtë betejë.

Një ditë më parë, gjenerali rus, Andrei Simonov, u vra në Kharkiv, në luftimet ku mori pjesë Gerasimovi.

 

Artikuj të ngjashëm