Pjesëmarrja në zgjedhjet parlamentare në Korenë Veriore, të mbajtura të dielën, ka qenë 99.99 për qind, kanë raportuar të hënën mediet verikoreane.
“Sivjet, pjesëmarrja ka qenë gati 100 për qind, pasi që vetëm verikoreanët që punojnë jashtë nuk e kanë hedhur votën”, shkruan agjencia e lajmeve KCNA, transmetojnë mediet ndërkombëtare. Në zgjedhjet e mëparshme të 2014-tës, pjesëmarrja e votuesve kishte qenë 99.97 për qind, ka shkruar në vazhdim kjo agjenci shtetërore.
Partia e liderit Kim Jong un, Partia Punëtore, është e vetmja parti në pushtet në Korenë Veriore, transmeton Koha.net.
Zgjedhjet mbahen për çdo pesë vjet, derisa në to votohet për anëtarët e parlamentit, të propozuar paraprakisht. Nëpër fletëvotime ndodhet vetëm një emër.
-
Zgjedhjet në Korenë Veriore, dalja 100 për qind dhe rezultati unanim
-
“Zgjedhjet” në Korenë e Veriut, të detyrueshme dhe në fletëvotime ishte vetëm një kandidat
-
Opozita e Koresë së Jugut fiton kontrollin e parlamentit
-
Partia në pushtet fiton zgjedhjet në Korenë Jugore
-
Koreja e Jugut mban zgjedhje në mes të pandemisë