Sot në Francë ka filluar votimi për raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale.
Rreth 47 milionë votues janë duke dhënë votën e tyre në 67 mijë vendvotime, ku po monitorohen nga më shumë se 50 mijë policë, shkruan Reuters, përcjell Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShifrat e fundit në pjesëmarrjen e sotme të raundit të parë kanë treguar se numri është më i ulët se zgjedhjet e fundit.
Ministria e brendshme franceze ka raportuar se në periudhën kohore të procesit të votimit, deri në ora 15:00 sipas kohës lokale, shifrat kanë shkuar deri në 69.42%, krahasuar me vitin 2012 që deri në këtë kohë ishte 70.59%, dhe në vitin 2007 73.87%.
Pjesëmarrja në të njëjtën periudhë kohore në vitin 2002 ishte 58.45%.