Stuhitë e dendura në disa pjesë të Kinës verilindore kanë sjellë reshje rekord bore, duke ngritur shqetësimet për mbajtjen e shtëpive të ngrohta në një zonë të goditur nga ndërprerjet e energjisë elektrike në fillim të këtij viti.
Në kryeqytetin Shenyang, në provincën Liaoning, reshjet mesatare të borës arritën në 51 cm (20 inç).
Këto janë reshjet më të dendura të borës që nga viti 1905, tha agjencia shtetërore Xinhua.
Në Mongolinë fqinje, një person vdiq dhe më shumë se 5600 u prekën pas një stuhie të madhe bore.
Studiuesit meteorologjikë në qytetin mongol të Tongliao i thanë gazetës shtetërore Global Times se stuhia e borës ishte një ngjarje ekstreme e motit jashtëzakonisht e rastësishme dhe e papritur.
Gjithsej 27 alarme të kuqe u lëshuan në të gjithë Mongolinë e Brendshme dhe Kinën verilindore - alarmi më i lartë paralajmërues për stuhitë e borës.
-
Pekini goditet nga stuhia më e rëndë e rërës në dhjetëvjetëshin e fundit
-
Përmbytjet në kryeqytetin e Kinës lënë të vdekur të paktën 30 persona
-
Erëra të fuqishme në Kinë – personat e dobët paralajmërohen se mund t’i marrë era
-
Seuli regjistron borën më të madhe në nëntor që nga viti 1907
-
Pesë të vdekur e 83 të lënduar si pasojë e tornados në Kinë