Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Pittella: Të rinisë procesi i aderimit për vendet e Ballkanit

Kreu i grupit socialist në Parlamentin Evropian, Gianni Pittella thotë se Stratsburgu po i ndjek me shqetësim të madh zhvillimet në Ballkan, e sidomos ato në Maqedoni.

Parlamenti e shtyu zyrtarisht seancën plenare ku do të votohej progres-raporti i vendit për vitin 2016, për shkak të situatës së trazuar politike që nuk po merr zgjidhje.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Raportuesi për Maqedoninë kishte dalë me këtë propozim me qëllimin që të pritet se çfarë rrjedhe do të marrin ngjarjet.

“Dua t’i dërgoj Ballkanit mesazhin e një politike të hapur dhe rivendosjes së besimit në marrëdhëniet pozitive mes BE-së dhe rajonit”, u shpreh Pittella, raporton Tch.

“Ne duam që procesi i aderimit për vendet e Ballkanit perëndimor të rinisë pas vitit 2019. Dua gjithashtu të theksoj se këto shtete përbëjnë për ne një prioritet politik”, shtoi ai.

Partia Popullore Evropiane gjithashtu ka ngritur shqetësimin e saj mbi zhvillimet e fundit në Ballkan, veçanërisht ato në Maqedoni, Kosovë e Bosnje-Hercegovinë. Kreu i grupit më të madh politik brenda PE-së, Manfred Weber flet për një rritje të tensioneve, gjë që e alarmon bllokun, i cili, siç thotë ligjvënësi evropian, e konsideron rajonin si pjesë të Evropës së bashkuar.