Derisa numri i emigrantëve që përpiqen të arrijnë në Evropë po rritet, po rritet edhe numri i vdekjeve në Mesdhe.
Ndërkohë që zyrtarët e Bashkimit Evropian po luftojnë për të frenuar eksodin, gjendja e vështirë e atyre që ikin nga varfëria dhe persekutimi po lë gjurmë tragjike në brigjet e Tunizisë.
Këtë më së miri e di peshkatari Oussama Dabbebi, që peshkon në brigjet e bregdetit lindor të Tunizisë
Gjetja e trupave të vdekur në rrjetë, për të është bërë e zakonshme.
"Në vend që të marr peshk, ndonjëherë marr trupa të vdekur. Herën e parë kisha shumë frikë, pastaj hap pas hapi u mësova me të. Pas një kohe të nxjerrësh një trup të vdekur nga rrjeta është si të marrësh një peshk", thotë ai.
Edhe
Qindra emigrantë po zhduken në Mesdhe, autoritetet po i fshehin të dhënat
Peshkatari 30-vjeçar, ka treguar se së fundi, brenda një periudhe treditore në rrjetën e tij ka gjetur trupat e 15 emigrantëve.
"Gjeta trupin e një fëmije. A është përgjegjës një fëmijë për ndonjë gjë? Qava. Për të rriturit është ndryshe sepse kanë jetuar. Por një fëmijë, nuk ka parë asgjë", thotë ai. / BBC