Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Pesë vjetët e fundit, më të ngrohtit në histori

Pesë vjetët e fundit janë periudha më e nxehtë e regjistruar ndonjëherë në planet, njoftuan Kombet e Bashkuara përpara samitit të klimës që do të mbahet në prani të 60 liderëve botërorë në Nju Jork.

Temperatura mesatare në 2015-2019 është më e lartë 1.1 gradë Celsius në raport me periudhën 1850-1900, sipas një raporti të publikuar nga Organizata Botërore e Meteorologjisë, transmeton KsP.

Të dhënat e fundit konfirmojnë tendencën e katër vjetëve të mëparshme, të cilat tashmë kanë qenë më të ngrohtat të regjistruara që nga viti 1850.

Korriku 2019 u karakterizua nga më shumë valë të nxehta sidomos në Evropë, duke thyer rekordin absolut të temperaturave.

Qymyri, nafta dhe gazi vazhduan të rriten gjatë gjithë vitit 2018. Emetimet e gazit serë janë rritur, dhe do të jenë të paktën në të njëjtin nivel sikurse më 2018, sipas shkencëtarëve që punojnë në këtë raport të KB.

Edhe Viti 2025 konsiderohet ndër më të nxehtit në historinë e Evropës Botë 6 muaj më parë Viti 2025 konsiderohet ndër më të nxehtit në historinë e Evropës

Përqendrimi i dyoksidit të karbonit në atmosferë pritet të arrijë një kulm të ri deri në fund të vitit 2019, sipas të dhënave paraprake - 410 pjesë për milion.

Sipas angazhimeve të tanishme të vendeve për të zvogëluar emetimet e tyre, planeti ynë do të jetë më i ngrohtë ndërmjet 2.9 dhe 3.4 gradë Celsius deri në vitin 2100.

Nga kjo rrjedh se përpjekjet e vendeve për të luftuar gazrat e dëmshme duhet të rriten për të mbajtur ngrohjen në plus 1.5 gradë Celsius siç parashikohet në Traktatin e Parisit 2015.

Në realitet, ngrohja mund të jetë edhe më e lartë, sipas modeleve të fundit të klimës, siç janë ato të parashikuara nga një ekip francez, sipas të cilit skenari i rastit më të keq mund të jetë rritja e temperaturës për 7 gradë Celsius.

"Përçarja nuk ka qenë kurrë aq e madhe midis asaj që bota dëshiron të arrijë dhe realiteteve të planeve të vendeve për klimën", paralajmërohet në raport.

Edhe Gjithnjë e më nxehtë – klima e re e Evropës Botë 2 j. më parë Gjithnjë e më nxehtë – klima e re e Evropës

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres dëshiron të fillojë mbylljen e kësaj ndarjeje duke mbledhur 60 liderë në OKB të hënën, përpara seancës vjetore të Asamblesë së Përgjithshme dhe tre ditë pas demonstratave të mëdha rinore për ruajtjen e klimës në gjithë botën.

“Shumë udhëheqës duhet të premtojnë se do të arrijnë emetimet zero deri në vitin 2050”, tha Guterres.