Pesë persona kanë vdekur pas sulmit të armatosur në Ambasadën Franceze në Tanzani. Në sulm janë vrarë tre policë dhe një punonjës i sigurimit privat, si dhe është qëlluar për vdekje sulmuesi, ka bërë të ditur presidentja e Tanzanisë, Samia Suluhu Hassan, raporton agjencia Reuters.
Hassan në Twitter ka shkruar duke treguar se sulmuesi është neutralizuar dhe është kthyer qetësia.
“Ngushëllime të sinqerta për shërbimin policor dhe familjet e tre policëve të vdekur, dhe të një anëtari të kompanisë së sigurimeve SGA, që humbën jetën pasi një person i armatosur i sulmoi në zonën Salenda në Dar es Salaam”, ka shkruar Hassan.
Gjashtë persona tjerë janë lënduar në këtë sulm. Policia ka thënë se po mundohet të zbulojë motivet prapa sulmit. Mendohet se janë të lidhura me rolin e Tanzanisë në shtetin fqinj Mozambik, që ka dërguar trupa këtë muaj për të ndihmuar luftimin e kryengritjes islamiste.
-
Përmbytjet në Tanzani lënë të vdekur të paktën 47 persona
-
Ndalohen pesë të dyshuar në lidhje me hetimet për sulmin në një stacion policor në Francë
-
Katër të arrestuar për sulmin me thikë në Francë
-
Sulm në pallatin presidencial të Çadit, 19 të vdekur
-
Vritet sulmuesi dhe plagosen tre policë në një sulm pranë Ambasadës izraelite në Jordani