Pesë persona kanë vdekur në Novi Pazar nga COVID-19 në 24 orët e fundit, ka njoftuar koordinatori i spitalit rajonal në Novi Pazar, Mirsad Gjerlek, raporton “RTS”.
Ai ka treguar se në qendrën rajonale për COVID-19 në Novi Pazar janë shtrirë 298 persona.
“Është dita e parë që kemi më pak se 300 pacientëve në qendrën rajonale në Novi Pazar. Momentalisht janë të shtrirë 298 pacientë. Janë shtrirë 11 persona në 24 orët e fundit, e shtatë janë në respiratorë. Për fat të keq pesë pacientë kanë humbur jetën”, ka shtuar Gjerlek.
Novi Pazar, qytet në Serbi i banuar me shumicë boshnjake, është goditur rëndë nga koronavirusi i ri.
Artikuj të ngjashëm
-
Mbrëmë në Novi Pazar vdiqën dhjetë persona nga COVID-19
-
Në Novi Pazar edhe dy të vdekur, të hospitalizuar 209 persona me koronavirus
-
Pesë të vdekur nga koronavirusi në Serbi të shtunën
-
Gjashtë të vdekur nga COVID-19 në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit
-
Pesë të vdekur dhe 437 raste me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë