Qyteti në afërsi të Kosovës, Novi Pazari, vazhdon të jetë i goditur rëndë nga koronavirusi. Në 24 orët e fundit në këtë qytet të Serbisë të banuar kryesisht me boshnjakë, kanë vdekur edhe dy persona, ka njoftuar “b92.net”.
Janë pranuar edhe 13 pacientë dhe numri i të hospitalizuarve është rritur në 209. Në spitalin në Novi Pazar po vendosen edhe pacientët nga Sjenica dhe Tutini.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë njësinë e respiratorëve janë dhjetë pacientë, prej tyre tre në respiratorë. Përgjegjësit në Novi Pazar megjithatë kanë vlerësuar se situata po stabilizohet.
“Larg jemi prej gjendjes së mirë, por kemi dalë nga periudha e errët kur njerëzit na kanë vdekur në afërsi të spitalit”, ka thënë Mirsad Gjerlek.