Botë

Pesë të vdekur në një paradë ushtarake në Jemen

Pesë persona kanë vdekur në një paradë ushtarake në Jemen, që u sulmua me një raketë nga rebelët huthi.

Raketa ka goditur platformën në të cilën po qëndronin të ftuarit e kësaj parade ushtarake në Jemen, transmeton KTV. Forcat e sigurisë, që përkrahen nga Emiratet e Bashkuara Arabe, kanë konfirmuar se nga shpërthimi i raketës janë lënduar tetë persona tjerë.

Jemeni ka pësuar rëndë nga konflikti pesëvjeçar që nisi kur lëvizja e huthëve në vitin 2014, rrëzoi nga pushteti presidentin Abd-Rabbu Mansour Hadi.

Grusht-shteti ngjalli intervenimin ushtarak të prirë nga sauditët që dëshirojnë të kthejnë qeverinë e Hadit, të njohur ndërkombëtarisht.