Në orët e para të ditës së sotme në Sofje të Bullgarisë janë raportuar pesë viktima si pasojë e temperaturave të larta që mbretëruan në këtë vend, e që shkuan deri në 39 gradë Celsius.
Në mesin e të vdekurve ishte një 75 vjeçar i cili kishte vendosur të dilte për vrapim në një park në qytet, raporton televizioni bTV. Ai ishte rrëzuar pa ndjenja në vend.
Në orët e pasdites së sotme, në total 178 persona janë rrëzuar pa ndjenja si pasojë e temperaturave të larta në Sofje, transmeton Koha.net.
Qyteti kishte ngritur alarmin “Kodi i Portokalltë” që paralajmëron mot të rrezikshëm – ndërsa pjesa më e madhe e Bullgarisë ka qenë nën alarmin e nivelit më të lartë, “Kodi i Kuq” që paralajmëron mot jashtëzakonisht në rrezikshëm. Parashikimi i motit për disa qytete në Bullgari paralajmëronte ngritje temperaturash mbi 40 gradë Celsius.
Kjo valë e të nxehtit ka prekur edhe tërë rajonin e Ballkanit ditëve të fundit.
Mjekët e emergjencave në Bullgari këshillojnë qytetarët që të qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre, të punë shumë ujë dhe lëngje jo-alkoolike dhe të shmangin konsumimin e pijeve alkoolike dhe ushqimeve të rënda.
-
Mbi 90 milionë evropianë përballen sot me temperatura mbi 35°C
-
Evropa goditet nga temperatura deri në 40°C, tre të vdekur në Francë
-
Për katër vjet, mbi 200 mijë persona vdiqën nga i nxehti në Evropë
-
Shtatë të vdekur në Francë nga temperaturat e larta
-
Zjarre masive në tërë Bullgarinë, shkatërrohen pyje e shtëpi