Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Pesë të vdekur e tri raste të reja me koronavirus në Maqedoni të Veriut

Në Maqedoni të Veriut në 24 orët e fundit janë regjistruar pesë të vdekur si pasojë e COVID-19, ndërsa janë regjistruar edhe tri raste të reja pozitive me koronavirus nga testimi i 1325 mostrave.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 45 pacientë.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni të Veriut janë regjistruar 155.272 raste pozitive me koronavirus, ndërsa 5413 kanë përfunduar me fatalitet. Janë shëruar 148.709 pacientë, ndërsa janë 1150 raste aktive.