Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Pesë persona ngujohen në një shpellë në Slloveni

Pesë persona janë ngujuar në një shpellë në veriperëndim të Sllovenisë, raporton agjencia “AP”.

Reshjet e shiut ndikuan në rritjen e niveleve të ujit brenda shpellës, kështu që ata mbetën të bllokuar.

Në këtë grup është një familje treanëtarëshe dhe dy ciceronë. Ata kanë mbetur të ngujuar në shpellën Krizhna Jama që nga e shtuna.

Ekipet sllovene të shpëtimit kanë thënë se zhytësit kanë arritur te grupi dhe i kanë dërguar në një vend të sigurtë. Ata kanë thënë se do të qëndrojnë aty deri sa të ulet niveli i ujit.

Gjithë pesë personat janë mirë, ka thënë Igor Benko, kreu i Asociacionit të Shpellologëve të Sllovenisë.

Grupi ishte futur në shpellë të shtunën.