Më 24 shkurt shënohet njëvjetori i nisjes së agresionit rus mbi Ukrainë. Luftimet po vazhdojnë mes trupave ukrainase dhe atyre ruse, ndërsa më të lokalizuara janë në zonat e Bakhmutit.
Blogjet ukrainase po e pasqyrojnë atë që po zhvillohet në llogoret ukrainase e ruse.
Së fundmi është publikuar një video teksa digjen pjesë të artilerisë ruse, e blogu “Operativno_ZSU” shkroi “Çka po digjet kaq bukur, përgjigjen e japin në video luftëtarët tanë”.
Rusia ka humbur mijëra ushtarë e tanke nga sulmet ukrainase tash e një vit. Sipas autoriteteve të inteligjencës britanike, humbje të mëdha janë regjistruar edhe në grupin e mercenarëve “Wagner”.
Artikuj të ngjashëm
-
“Rusët po digjen në llogore”, pamjet tregojnë tmerrin në Ukrainë
-
Katër vjet luftë, Ukraina e lodhur por e vendosur
-
“Kur dronët ukrainas dalin për gjah”, si po e shkatërron Ukraina artilerinë ruse në fushëbetejë
-
“Ushtarët digjeshin të gjallë”, pamje nga zona e luftës në Ukrainë
-
Sulm masiv mbi tanket ruse, dalin pamjet e kundërofensivës