Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Përvoja e luftës lehtëson betejën kundër virusit në Kroaci

Foto: Reuters

Shtetet si Kroacia dhe Greqia, të cilat morën masa të hershme për ta frenuar përhapjen e virusit, janë ndihmuar edhe prej bashkëpunimit të qytetarëve të sprovuar nga përvojat e rënda të luftës ose katastrofës financiare

(New York Times) – Me koronavirusin që ka mbërthyer botën është shfaqur edhe një paradoks: Shtetet e pasura nuk është e thënë doemos të jenë më të suksesshme në luftën ndaj krizës sesa shtetet më të varfra. Shtetet më të kamura, tradicionalisht të zonja t’i përdornin burimet shpejt dhe t’i aktivizonin mekanizmat e financuar nga shteti për të luftuar çfarëdo krize, nuk ia kanë dalë ta menaxhojnë fort mirë pandeminë e koronavirusit.

Në Evropë sëmundja ka bërë kërdi përgjatë Britanisë, Francës dhe Italisë, tri prej katër ekonomive më të mëdha të kontinentit.

Por shtetet më të vogla në Evropë menjëherë zbatuan masa dhe kufizime të serta, i respektuan ato dhe deri tani ia kanë dalë të mbajnë goxha mirë të frenuar përhapjen e

Përvoja tragjike e kthyer në dobi

Ato shtete, disa prej të cilave po hapin ngadalë ekonomitë dhe shoqëritë e tyre, ishin po ashtu ato që kanë treguar qëndrueshmëri për shkak të vështirësive të përjetuara relativisht vonë. Krahasuar me çfarë kanë kaluar qytetarët më parë, mbylljet e menjëhershme dukeshin më pak të vështira, me siguri se diçka më e lehtë për t’u respektuar e kaluar si shoqëri.

Edhe OpEd 1 muaj më parë Puna e prioriteteve

Shtetet përfshijnë edhe vendet që kanë dalë prej bllokut të dikurshëm komunist, si dhe Greqinë dhe Kroacinë, ku autoritetet kanë qenë optimistë për respektimin e masave nga qytetarët të cilët përnjëherë u shtrënguan të përballeshin me një realitet të ri.

Në Kroaci shumë njerëz kujtojnë mbylljen në shtëpi dhe dëgjimin e sirenave për javë të tëra në fund të luftës në Ballkan në vitet nëntëdhjetë. Në Greqi ku shtrëngimet e ashpra financiare nga kriza e borxhit ende janë të freskëta në mendjet e njerëzve, dalja e vetëm një në tre qytetarë në punë nuk është diçka e re.

Pas qëndrimit për javë të tëra në shtëpi me gruan dhe dy vajzat e vogla, Ive Moroviq, berber 45 vjeç në qytetin bregdetar kroat të Zarës, kujton kohën në fillimvitet nëntëdhjetë, kur ishte shtrënguar të vraponte turrshëm drejt majës së kodrës së afërt pasi dëgjonte alarmin se priteshin bombardime ajrore.