Presidenti peruan Pedro Castillo ka thënë se qeveria e tij dëshiron të vendosë kastrim kimik (tredhje) për përdhunuesit e fëmijëve, ndër masat e tjera kundër këtyre krimeve.
“Mjaft me një dhunë të tillë: krimet seksuale ndaj fëmijëve nuk do të tolerohen nga kjo qeveri, as nuk do të mbeten pa u ndëshkuar”, ka thënë Castillo duke thënë se ishte “i indinjuar” për përdhunimin e një vajze trevjeçare që tronditi vendin, shkruan Rai.
Masa e propozuar nga kreu i shtetit duhet të miratohet nga parlamenti peruan.
Castillo përmendi Rusinë, Poloninë, Korenë e Jugut, Indonezinë dhe Moldavinë si vende ku kastrimi kimik për përdhunuesit praktikohet.
Sipas Ministrisë peruane të të Drejtave të Grave, më shumë se 21 mijë të mitur kanë qenë viktima të përdhunimit në katër vitet e fundit. Vetëm në vitin 2021 janë regjistruar 6929 raste. Në Peru, përdhunuesit e të miturve nën moshën 14 vjeç përballen me burgim të përjetshëm.
-
Protestojnë përkrahësit e presidentit të shkarkuar në Peru
-
Protesta të mëdha në Peru, policia përballet me protestuesit
-
Presidenti i Kolumbisë paralajmëron SHBA-në: Do të kap armët nëse na sulmoni
-
Ish-kirurgu pedofil dënohet me 20 vjet burgim për përdhunimin e 299 fëmijëve në Francë
-
Britania shqyrton planin për tredhje të pedofilëve e përdhunuesve